Shkup, 6 korrik – Lëvizja Besa dje ka realizuar disa aktivitete në kuadër të fushatës zgjedhore, duke i respektuar njëherësh gjitha rekomandimet për shëndetin e qytetarëve”.
“Në Njësinë zgjedhore 6, kryetari Bilall Kasami i shoqëruar nga kandidatët e tjerë për deputet realizoi takime me banorët e lagjeve Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël, Teteks1 dhe Poroj, ndërsa kandidati për deputet Fadil Zendeli pati aktivitet me Forumin Rinor në Gostivar. Kandidati Adnan Azizi realizoi takime me banorët e fshatrave Cerovë dhe Rogle (Komuna e Zhelinës). Në Njësinë zgjedhore 5, takim i kandidates Melinda Rashidi me banorët e fshatrave Mexhitli, Ostrec dhe Llazhec (Komuna e Manastirit) si dhe takim me strukturat e Forumit Rinor në Strugë”, njoftojnë nga Lëvizja Besa.
Ndërkohë, në Njësinë zgjedhore 1 dhe 2, kandidati për deputet Kastriot Rexhepi ka pasur aktivitet për shpërndarje të programit zgjedhor në Çair, kandidatit Bastri Bajrami realizoi takime në Vizbeg dhe Haraçinë, derisa dy kandidatët bashkërisht madje realizuan takim me strukturat e Forumit Rinor dega Çair. (koha.mk)