Lëvizja BESA reagon me rastin e aksionit policor në Luboten

Lëvizja BESA ka reaguar me rastin e aksionit policor që ndodhi sot në fshatin Lubote, transmeton gazeta Koha. Sipas këtij subjekti politik, ky aksion policor është për të mbuluar dështimin e “fshesës” së Qeverisë.

“Për fat të keq sot banorëve të Lubotenit ju rikthyen pamjet e ngjajshme nga masakra e kryer në vitin 2001, ku me arsenal të njëjtë ushtarak policia hyri në këtë fshat. Kjo pamje e shëmtuar nga ana e Qeverisë dhe policisë së shtetit, kundër shqiptarëve e dëshmon se ky shtet nuk mund të zhvishet nga të qenurit shtet policorë. Lëvizja BESA dënon ashpër aksione të tilla të policisë, kundrejt banorëve të fshatit Luboten, të cilat jane duke punuar për bukën e gojës, dhe ashtu si i garantoj edhe Kryeministri i shtetit se nuk do të prekën individët që merren me kultivimin e duhanit, u dëshmua se nuk ka mundur të mban as kësaj rradhe fjalën e dhënë. Lëvizja BESA denon ndërhyrjen e forcave policore që më shumë i ngjasonte një sulmi ushtarak sesa akcion rutinor si dhe apelojmë deri te qeveria që të lërë qytetarët e lirë të punojnë dhe në vend se të merren me këto raste, Qeveria të punoj më shumë në zbardhjen e rasteve të montuara politike si dhe pavarsimin e gjyqësorit në vend. Nësë ky akcion policor ka të bëjë me heshtjen e dështimit nga “fshesa” e paralajmëruar atëhere kjo qeveri për fat të keq ka hyrë ne filmin e regjimit të kaluar, ku skandalet e veta i mbulonin përmes akcioneve spektakulare policore që në fund pas terrorizimit dhe dhunës ndaj familjeve të pafajshme, përfundonin me kërkim falje se akcionet policore janë bërë gabimisht”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.