Shkup, 15 dhjetor – Pas reagimit të Lëvizjes BESA në lidhje me rastin e Universitetit “Shën Kliment i Ohrit” –Manastir, me kërkesë të Rektorit të Universitetit, Sasho Korunovski, u realizua një takim me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, për të sqaruar se e gjithë situata është e paqenë dhe se “Shën Kliment i Ohrit” –Manastir ka bashkëpunim të mirë me Universitetet shqiptare nga rajoni.
Njëherësh vetë fakti që në studimet e ciklit të dytë dhe të tretë janë të regjistruar mbi 70 student nga Shqipëria dhe Kosova, e gjitha kjo mbetët të jetë një tentim nga individ brenda Universitetit që mundohen të krijojnë një huti dhe jo rastësisht duke i keqpërdorur relacionet ndëretnike ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve.
Lëvizja BESA përshëndet përkushtimin e Korunovski, për të sqaruar të gjithë situatën.