Shkup, 14 dhjetor – Në Komisionin i Kuvendit për çështje evropiane në këto momente duhet të nisë debati për amendamentet lidhur me Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve. Lëvizja Besa, ka marr vendim që mos të merr pjesë ne punën e komisionit. Kjo, siç thonë, për shkak te sjelljes së kryetarit të komisionit, i cili dje nuk lejoi që të marrin fjalën në mënyrë procedurale. Ata e quajtën punën e komisionit teatër.
Kryetari i Komisionit Artan Grubi dje njoftoi se për amendamentet e VMRO-DPMNE do të debatohet më 25 dhjetor, kur do të jetë dita e tretë dhe e fundit e debatit për amendamentet. Por më vonë, doli me njoftim, se megjithatë, dita e tretë e debatit për amendamentet do të mbahet sot.
Deputetët e VMRO-se, siç paralajmëruan, nuk marrin pjesë në seancën e komisionit, ndërsa pritet që të kyçen në debatin e Parlamentit pas kongresit të VMRO-DPMNE-së, të caktuar për më 23 dhjetor. (tv21Maqedoni)