Një delegacion i Lëvizjes BESA, në përbërje të deputetëve Zeqirija Ibrahimi dhe Fadil Zendeli, sot u takuan me Kristian Strohal, këshilltar i Kryesuesit aktual të OSBE-së. Në takim ishte e pranishme edhe shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup, Nina Suomalainen.
Në këtë takim, siç thuhet në kumtesë, u fol për zhvillimet e fundit në Maqedoni, si dhe për mundësinë e normalizimit të gjendjes. Me këtë rast deputetët e BESËS e njoftuan Strohal për qëndrimin konstruktiv që e ka mbajtur Lëvizja BESA gjatë gjithë këtij procesi. Përkitazi me këtë deputetët e BESËS shprehën gatishmërinë e tyre që edhe më tej të kontribuojnë për kthimin e rendit, qetësisë dhe të vlerave demokratike në vend.