Shkup, 23 shkurt – Për fat të keq gjyqësori ka humbur kredibilitetin deri në atë masë sa gjithçka që sillet si vendim është gjenerator kryesor i pakënaqësive. Kështu thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA, ndërsa ka komentuar vendimin e sotëm me tre burgime të përjetshme në rastin “Monstra”
“Për fat të keq gjyqësori ka humbur kredibilitetin deri në atë masë sa gjithçka që sillet si vendim është gjenerator kryesor i pakënaqësive. Duke kuptuar ndjeshmërinë e rastit në fjalë dhe publicitetin gjatë këtyre viteve si dhe gjitha indikacionet se kemi të bëjmë me një rast të montuar dëshmon nevojën e menjëhershme për reforma në gjyqësor dhe ndërtimin e një sistemi kredibil. Urojmë që instancat më të larta gjyqësore të sjellin vendime më të drejta dhe mos të lejohet që në burg të vuajnë njerëz të pafajshëm ndërsa kriminelët e vërtetë të shëtitën të lirë”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA. (koha.mk)