Zëdhënësi i Lëvizjes BESA në një postim në Facebook ka shkruar rreth platformë shqiptare duke thënë se Lëvizja BESA do të vazhdojë të mbështesë platformën dhe se prej saj do të tërhiqen vetëm nëse e bëjnë të gjitha partitë nënshkruese të saj. Më poshtë keni postimin e plotë të zëdhënësit të Lëvizjes BESA, Orhan Murtezani: Qëndrimi rreth Deklaratës nuk ndryshon. Ne mbetemi mbështetës të saj dhe tërheqja prej saj mund të bëhet vetëm me qëndrim të përbashkët. Por, ne mbetemi të përkushtuar për zbatimin e saj.