Shkup, 24 tetor – Kohëve të fundit gjithnjë e më tepër po vërehen protestat e qytetarëve maqedonas, të cilët janë kundër hapjes së paraleleve në gjuhën amtare shqipe. E drejta e shkollimit në gjuhën amtare është e drejtë e garantuar me kushtetutë, transemton gazeta KOHA.
Pas protestave për të mësuar në gjuhën shqipe fëmijët shqiptarë në Veles, pas Jurumlerit në Idrizovë, sot u protestua edhe në komunën e Çashkës. E ftojmë ministrin e arsimit Arbër Ademi dhe kryeministrin Zoran Zaev që sa më parë ta ndalin këtë praktikë denigruese dhe fyese për fëmijët shqiptarë dhe të garantojnë të drejtën elementare për shkollim.
Për sa kohë këto probleme nuk zgjidhen fajtor kryesor për shkatërrimin e arsimit shqip dhe tendencën e asimilimit në heshtje të nxënësve shqiptarë e mban BDI dhe ministrat e saj së bashkë me LSDM-në dhe kryeministrin Zoran Zaev.
Lëvizja BESA në zgjedhjet e ardhshme do të bëj çmos që shqiptarët kudo qofshin ato, ta zënë vendin e duhur në shoqëri dhe nuk do të lejojë që të vijnë në shprehje politikat asimiluese përfshi këtu edhe të drejtën elementare për shkollim.(koha.mk)