Leverkusenit nuk i mjafton goli i Mehmedit

Bayer Leverkusen ka pësuar disfatë në shtëpi nga Ingolstadt me rezultat 1-2, në një ndeshje pati shumë raste për shënim gjatë 90 minutave lojë. Morales shënoi për epërsinë e parë të musafirëve, mirëpo gjërat u përkeqësuan kur Arabguiz u ndëshkua me dy kartonë të verdhë dhe la skuadrën me inferioritet numerik në fushë. Në pjesën e dytë Mehmedi barazoi rezultatin, mirëpo fitoren Ingolstadt ia siguroi Cohen. Pas humbjes së sontme, Leverkusen radhitet në vendin e nëntë me 20 pikë, kurse Ingolstadt në pozitën e 16-të me vetëm 12 pikë të tubuara.