Levante më në fund ka zgjidhur problemet me stolin. Pas shkarkimit të Paco Lopez i cili u largua për rezultate të dobëta, 4 pikë në tetë javë, drejtuesit kanë emëruar trajnerin e ri që do të jetë, Javier Pereira.
Ky i fundit firmosi një kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe nëse bën mirë ka opsionin për të zgjatur bashkëpunimin edhe për 2 sezone të tjera.
Për 55-vjeçarin është një rikthim te Levante ku ka punuar edhe në sezonin 2012-2013 ndërsa vitet e fundit drejtoi disa klube në kampionatin kinez.