Humbja e Gjermanisë ndaj Koresë dhe eleminimi i saj nga Kupa e Botës ka sjellë mundësinë e largimit të Joakim Lëv nga stoli i gjermanëve. Duket se ai nuk i reziston dot presionit mediatik dhe po e mendon seriozisht largimin nga kombëtarja. Ndër preferencat kryesore të gjermanëve për stolin e tyre është trajneri i Liverpul, Jurgen Klop. Megjithatë duket se dëshira është e madhe por mundësitë që kjo të ndodhi janë shumë të vogla sepse Klop nuk do që ta lëri në gjysmë projektin që ka nisur te anglezët. Pas emri te tij shikohen si pasues të Lëvit edhe Arsen Venge, Julian Nagelsman ose Jurgen Klisman.