Shkup, 6 dhjetor – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, dërgoi letër ngushëllimi familjes së ish kryetarit të Kuvendit, diplomat dhe profesor i shquar, regjisor dhe ambasador, Lubisha Georgievski.
“Praktika e talentit të tij të gjithanshëm, që padyshim të gdhendur në nivelin e natyrës së paharrueshme në historinë e re të Republikës së Maqedonisë, janë përjetësia e tij në kulturën e përbashkët dhe në kujtesën politike të Republikës së Maqedonisë. Më lejoni edhe njëherë të shpreh ngushëllimet e mia për familjen tuaj, nëpërmjet këtyre fjalëve të cilët unë shpresoj se do të jenë një ngushëllim për ju në ditët e pikëllimit”, qëndron në letrën ngushëlluese.