Gjykata e Pakistanit lëshoi urdhër për arrestimin e ish kryeministrit Navaz Sharif, pasi ai nuk u paraqit në seancën e procesit gjyqësor kundër tij, që zhvillohet për shkak të akuzave për korrupsion. Gjykata e refuzoi kërkesën e avokatit të Sharifit, ish kryeministri të gjykohet në mungesë që të mund të mbetet në Londër, ku kurohet bashkëshortja e tij. Gjykatësi e caktoi seancën e ardhshme për më 3 nëntor.