Lëshimi zyrtar i autostradës Milladinovc-Shtip

Shkup, 6 korrik – Autostrada Milladinovc -Shtip sot zyrtarisht do të lëshohet në përdorim me ceremoni në Shën Nikollë në prani të kryeministrit Zoran Zaev, zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Koço Angjushev, ministrit të Transportit dhe Lidhjeve  Goran Sugareski, drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov dhe ambasadores së Republikës Popullore të Kinës, Jin Lisjen.

Në seksionin e autostradës, e gjatë 47 kilometra janë investuar 177 milionë euro, dhe gjatë saj vozitet që prej para një muaji, me sinjalizim adekuat.

Autostrada është e gjerë 27,4 metra, ka katër korsi prej 3,75 metra dhe dy korsi për ndalim prej 2,5 metra. Shpejtësia e projektuar është 130 kilometra në orë. Gjatë gjatësisë së autostradës ka shtatë nyje. Këtë verë, sipas paralajmërimeve, do të ndërtohen dy pikëpagesat e planifikuara në Kadrifakovë dhe në Shën Nikollë. Përgjatë autostradës është vendosur rrethojë prej çelikut, rrjetë për mbrojtjen nga kafshët, kabllo optike, barriera zërash, kalime zyrtare.

Ndërtimin e autostradës e filloi Qeveria paraprake, në shkurt të vitit 2014 dhe sipas projektit dhe planeve ai duhej të ishte gati deri në mars të vitit 2017. Pas ndërrimit të pushtetit institucionet kompetente kumtuan se ka lëshime të mëdha në ndërtimin dhe aktivitete të papërfunduara, pas çka ishin vendosur dy anekse të Marrëveshjes për ndërtim me realizuesin kinez “Sinohidro”.

Në teren po vijon ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër, në gjatësi prej 57 kilometrave, që, gjithashtu e ndërton “Sinohidro”. Aktivitetet ndërtuese duhet të intensifikohen pas pagesës së një pjese të financave nga kredia e parë e “Eksim Banka, si dhe lejen dhe pagesën e kredisë së dytë prej 185 milionë euro, që ishte përcaktuar me aneks të Marrëveshjes për ndërtim.