Tiranë, 14 shkurt – Incidenti që ndodhi në Parlamentin shqiptar gjatë seancës plenare në të cilën është votuar për Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, kur deputeti demokratik Edi Paloka hodhi ngjyrë ndaj kryeministrit Edi Rama, e ka komentuar edhe ministri i Punëve të Brendshme Sander Leshi.
Sipas Leshit, ky është akt i turpshëm dhe përpjekje e opozitës ta “njollosë solemnitetin veriatlantik”.
Ai këtë akt e krahason me skenat të cilat “i ka shkaktuar Nikolla Gruevski në Parlamentin e IRJM-së”.
“Maqedonia e Veriut në NATO është në interes edhe të Shqipërisë. Përpjekja e opozitës ta njollosë solemnitetin veriatlantik është turp dhe zhgënjim. Përpjekja e sotme është shumë identike me ato skena të cilat i ka shkaktuar Gruevski në Parlamentin e IRJM-së në muajin prill të vitit 2017 në bashkëpunim me qarqet antiNATO të Lindjes. Asgjë nuk e ndal vullnetin e njerëzve të lirë ballkanik të bashkohen në NATO dhe BE. Urime për Maqedoninë e Veriut!”, shënoi Leshi.
Ndryshe, përveç që dhjetë ditë është përjashtuar nga puna në shtëpinë ligjdhënëse, socialistët qeveritar kërkuan që Paloka të shkarkohet nga funksioni i nënkryetarit të Parlamentit.