Lërini bebet të bëhen pis!

Higjiena e tepruar tek fëmijët në vitin e parë të jetës, mund të ndikojë në zhvillimin e sëmundjeve të rënda. Sipas studimeve të fundit britanike, lufta e paepur kundër mikrobeve mund të shkaktojë dëme të rënda në organizmin e më të vegjëlve.

Instituti i Kërkimeve Kancerogjene në Londër pas shumë studimesh këshillon që duhet lejuar kontakti i bebes me çdo gjë që e rrethon për të stimuluar një zhvillim korrekt të sistemit imunitar. Sipas statistikave, 1 në 2000 fëmijë preket nga leukemia dhe rezulton se një ndër shkaqet kryesore, është pikërisht higjiena e tepruar.

Mjekët që kanë kryer 30 vjet studime mbi fëmijët e sëmurë me leucemi, shpjegojnë se sëmundja ka origjinë në tre faza që ndjekin njëra tjetrën. E para është një modifikim apo gabim në ADN, që mund të jetë krijuar që në barkun e nënës, më pas është higjiena e tepruar dhe së fundi një infeksion qoftë edhe i thjeshtë, që shkakton shpërthimin e sëmundjes, veçanërisht në rastet akute.

Pra bebet duhet të prekin edhe mikrobe, të bëhen pis, sepse kështu do të forcohet sistemi i tyre imunitar e do të jenë më të shëndetshëm, pasi njeriu ka lindur në natyre dhe duhet të vazhdojë të qëndrojë pranë saj.