3 dhjetori po afron! Edhe pak javë kanë mbetur për t’i dhënë fund dilemës së madhe në futboll se cili nga futbollistët do të fitojë “Topin e Artë”.
L’Équipe ka publikuar videon zyrtare për ceremoninë e ndarjes së çmimeve, prej së cilës shihen shumë qartë edhe pretendentët kryesor. Videoja nis me Cristiano Ronaldon, fituesi i trofeut të vitit të kaluar dhe më pas shfaqet Mbappe dhe Varane me imazhe nga Botërori “Rusi 2018”, më pas Luka Modriç duke puthur Kupën e Ligës së Kampionëve.
Tre kandidatura të forta për të fituar trofeun më të rëndësishëm individual këtë vit… Më pas, një shkëputje me imazhe të “Topit të Artë” dhe një kalim i shpejtë i kandidatëve të tjerë Salah, Cristiano, Messi, Neymar, Pogba, Griezmann, Kante, Hazard … dhe Mbappé, Varane dhe Modric përsëri.
Ajo që vihet re është hapësira e pakët që i është dedikuar Griezmann që është përfolur si një nga favoritët kryesor. Për diçka është e sigurt, që epoka e Messit dhe Ronaldon është drejt fundit…