“L’Equipe” publikon top-formacionin e vitit 2018

0

Liverpool dhe Manchester City do të përplasen kokë më kokë sonte, në ndeshjen më të pritur të Premier League të sezonit, por “Reds”, të paktën individualisht, dominojnë ndaj rivalëve të tyre të titullit për vitin 2018. Ky është, sipas prestigjiozes franceze “L’Equipe” top-formacioni për vitin kalendarik, që shkoi.

Çuditërisht, skuadra që theu çdo rekord në Premier League sezonin e kaluar dhe fitoi titullin kampion me 100 pikë, nuk ka një emër të vetëm të përfshirë në këtë 11-she. Krejt ndryshe, Liverpool mburret dy lojtarë, në Virgil Van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold në këtë top-ekip. Dy mbrojtësit bënë paraqitje mbresëlënëse në Premier League dhe Ligën e Kampionëve.

Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak, me të drejtë bën pjesë në këtë top-ekip, pas një sezoni tjetër mbresëlënës. Me luhatje në formën e David De Gea, slloveni e ka vendosur veten si portieri më i mirë në botë për vitin 2018. Me të mes shtyllave, top-formacioni i “L’Equipe” ndërtohet në modulin 4-2-3-1.

Virgil Van Dijk, i lartpërmenduri i Liverpool-it, është në qendër të mbrojtjes me fituesin e Kupës së Botës, Raphael Varane. Në krahë rreshtohet një tjetër “Reds”,  Trent Alexander-Arnold, dhe braziliani i Real Madridit, Marcelo.

Në mesfushë, nuk ka surpriza, ku fituesi i “Topit të Artë” është i përfshirë. Ai është çiftuar në mesfushë me një tjetër fitues të Kupës së Botës, N’Golo Kante.

Në krahun e djathtë kemi Kylian Mbappe, ndërsa një tjetër lojtar i Çhelsea është përfshirë në këtë repart, në të majtë, Eden Hazard. Ndoshta nuk është e vështirë të mendosh se dy lojtarët e fundit në këtë top-ekip janë Lionel Messi, i vendosur pas Cristiano Ronaldos.

Comments are closed.