Buffon kundër Zidane, por mbi të gjitha Buffon kundër Ronaldos. Kjo pasi në Cardiff është në lojë jo vetëm trofeu i Champions, por edhe një copëz e mirë e “Topit të Artë”. Tanimë, mes portugezit dhe trofeut të “France Football”, është pikërisht portieri i bardhezinjve, sfidanti i vetëm në lartësinë e duhur. Dueli që pritet është intrigues për të përditshmen franceze “L’Equipe”, që kujton finalen e Botërorit 2006, kur Buffon hipnotizoi Zidane në aktin e fundit të francezit si futbollist. 11 vjet më pas kanë shansin që të gjenden sërish përballë në një finale, por italiani në fushë, ndërsa Zizou në stol.
“L’Equipe” hedh në treg edhe një ide intriguese, atë që Buffon në 2006 iu mohua “Topi i Artë” vetëm sepse ishte nën hetim për baste të paligjshme. Një njollë që më pas iu hoq, por që e coi trofeun në duart e Fabio Canavaros.
Gjithsesi për “L’Equipe”, ky mund të jetë viti i duhur për Buffon, një ndër portierët më të mirë që ka njohur futbolli dhe që kurrë nuk e ka fituar më parë Championsin. Nuk është kurrë vonë, edhe sepse sic kujton e përditshmja franceze nuk varet gjithcka nga italiani, varet shumë edhe nga ajo që do të bëjë Ronaldo.