L’Equipe: ‘Bllofi i madh’ i Neymar, kthehet te PSG, por do të largohet ose dënohet

0

E përditshmja franceze L’Equipe ka shkruar se Neymar do të kthehet te PSG këtë verë dhe të fillojë stërvitjet me klubin e Ligue 1 dhe se situata e tij në klub e krijuar nga vetë ai, është e pakthyeshme dhe se largimi i tij duket i pashmangshëm.

Nën titullin “Le grand bluff”, që ishte një shfaqje shumë e famshme televizive franceze në vitet 1990 dhe që përkthehet si ‘bllofi i madh’ apo gënjeshtra e madhe, gazeta L’Equipe zbulon se situata e Neymar te PSG është e pakthyeshme dhe se klauzola që flitet se e ka për tu larguar pas dy vitesh nga PSG nuk ekziston fare. Por kjo nuk do të thotë që ai nuk do të largohet.

Duke i cituar burime nga afër lojtarit, e përditshmja franceze shkruan se Neymar po fajëson PSG për të gjitha problemet e tij aktuale (ai i referohet akuzave të fundit, problemeve të tij me dëmtimet, dënimin e tij që e mori pasi e goditi një tifoz të Rennes ose edhe dëshirën e tij për t’u kthyer në Barcelonë).

Por në anën tjetër presidenti i gjigantëve të Ligue 1, Nasser Al-Khelaifi, ua ka bërë të qartë se  nuk do tua dëgjojë më vullnetin lojtarëve yje, duke ua hapur derën.

Gjithmonë sipas gazetës Neymar mund të kthehet në stërvitje te PSG, por “nuk është sekret se ai nuk është i lumtur në Paris”.

Një mundësi tjetër është që PSG të vendosë ashpërsimin e masave ndaj tij, pasi ai është nën kontratë me klubin nga Parc des Princes deri në vitin 2022, duke ia bërë atë që ia kanë bërë Adrien Rabiotit, duke e larguar nga aktivitetet e ekipit të parë derisa ai ta bën të çartë të ardhmen e tij në klub. Barcelona në anën tjetër nuk ka bërë ndonjë lëvizje për lojtarin e tyre të mëparshëm.

Comments are closed.