Rikthimi i Leonardo te skuadra e Paris Saint Germain ka sjellë edhe objektiva të tjerë në merkaton e verës. Sipas “Sportitalia”, shefi i ri i skuadrës së PSG-së synon të sjellë të parizienët brazilianin Douglas Costa, që luan në Serinë A me Juventusin.
Douglas Costa, 28 vjeç, ka një kontratë deri në vitin 2022 me bardhezinjtë, ndaj për Leonardo nuk ka për të qenë aspak e lehtë të realizojë këtë transferim. Gjithsesi, te Juventusi kanë bërë me dije se në rast se vjen një ofertë e mirë, situata mund të ndryshojë.
Vlera e brazilianit është rreth 40 milionë euro, një shumë jo tepër e lartë krahasuar me objektivat e tjerë që kanë parizienët. PSG-ja është në kërkim të një mesfushori dhe Douglas Costa, me përvojën që ka, do të ishte një përforëcim me vlera.
Leonardo ka patur një takim me Paratici për të kuptuar mundësinë e realizimit të këtij transferimi, por pa bërë ende asnjë ofertë. Pritet që dy drejtuesit e PSG-së dhe Juventusit të takohen sërish për të bërë të mundur këtë transferim në të ardhmen.