Leonardo përgatit supergoditjen tjetër nga Brazili (VIDEO)

Lucas Paqueta ishte një goditje “e përkyer” e drejtorit sportiv të Milanit, Leonardo de Araujo, i cili do të mposhte konkurrencën dhe shmangte ankandin për fantazistin e ardhur nga Flamengo. Nëse Paqueta do të vazhdonte në Brazil, atëherë gjatë merkatos së verës, vlera e tij mund të prekte edhe shifrën 50-60 milionë euro, çka do të bënte vështirë transferimin te kuqezinjtë.

Dhe, duke parë rezultatet e numrit “10” te Brazili, një dhuratë që Tite i bëri në mungesë të Neymar, te Milani janë duke hedhur “grepat” për një tjetër talent, por që kushton shumë më shumë.

Po flasim për Everton Soares. Vetëm 23 vjeç, flasim për një sulmues të shpejtë, i cili luan me ekipin e parë te Gremios prej vitit 2014 dhe është hedhur në fushë për të parën herë nga Felipe Scolari.

Pritej, sigurisht, shpërthimi i tij i madh dhe kurorëzimi, por ende nuk ka hedhur atë hapin e fundit të transformimit. Fillimisht u provua i djathtë, por më pas si sulmues krahu në të majtë po jep rezultate, mes asisteve dhe golave.

I aftë të driblojë me lehtësi kundërshtarin, godet shumë fort dhe është vendimtar gjatë ndeshjes. Pikërisht si zëvendësues i dha Gremios Kupën e Brazilit 2016 dhe në 2017 kontriboi shumë. Viti i tij më i madh, megjithatë, mbetet ai i shkuari: pati një dëmtim që e detyroi të ishte jashtë Kupës Libertadores, por paraqitjet e mira, megjithatë, bënë që të fitonte vendin në kombëtare me meritë.


Por, mbërrijmë të vlera: Gremio dëshiron 30 mln euro për të. Por, duhet theksuar se klubi zikaltër zotëron vetëm 60% të kartonit dhe klauzola për prishje kontrate është 60 mln euro.

Vëzhguesit e Milanit, megjithatë, kanë hedhur sytë edhe në Argjentinë. Më saktësisht te San Lorenzo, ku po shihet Matias Palacios, fantazist i datëlindjes 2000. Por, edhe Juan Sebastian Forza, mesfushor i Neëell’s Old Boys: talenti është në shënjestër edhe të Juventusit dhe është vetëm 17 vjeç.

Së fundi, sytë edhe te Primavera e Genoas, ku Denilho Cleonise, 17 vjeç i ardhur nga Ajaxi, po bie në sy me paraqitjet e tij. Mbrojtës krahu në të djathtë, mund të shihet si investim për të ardhmen.