Leonardo është trajner i ri i Antalyaspor. Ish futbollisti dhe strategu i skuadrave të njohura evropiane ka filluar një aventurë të re në Turqi. Pas tri edicioneve si drejtor sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo i është kthyer rolit të trajnerit, përcjell “lajmi.net”. Leonardo do ta drejtojë ekipin turk Antalyaspor, që është në kërkim të rezultateve pozitive pas një fillimi të vështirë të sezonit në Superligën e Turqisë.