Lajmet e fundit nga Milano thonë se Mino Raiola është takuar me Leonardon dhe Paolo Maldinin për të biseduar për të ardhmen e Donnarummas. Sipas “La Republica” Leonardo dhe Maldini kanë shprehur dëshirën për tu takuar me të gjithë menaxherët e lojtarëve të tyre. Disa ditë më parë u takuan me agjentin e Ricardo Rodriguezit dhe tani e njëjta gjë do të ndodhë me Mino Raiolan, agjent i Abates, Donnarummas dhe Bonaventuras. Portieri i kuqezinjve nuk e ka nisur mirë sezonin e ri ku kishte shumë kritika si nga mediumet e po ashtu edhe nga tifozëria. Paraqitja e tij kundër Lazios nuk ishte edhe aq për tu lavdëruar. Portieri i sapo ardhur në Milano, Reina, ka filluar ti japë dridhje Donnarummas që siç duket nuk e ka vendin e sigurt. Zëvendësuesi ideal i Gigit do të ishte spanjolli. Gjëja kryesore që do të bëjnë Leonardo dhe Maldini është ta rikthejnë vetëbesimin tek xhevahiri i skuadrës, portieri Donnarumma, pas një starti të keq në Seria A.