Talenti i tij është zbuluar në talent shou shqiptarë e që djali nga Tetova nuk ka ndaluar me muzikën edhe pse performon shpesh nëpër mbrëmje të ndryshme. Leotrim Zejnullahu vjen në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA duke treguar për vështirësitë që hasin artistët e rinj në tregun e muzikës shqiptare
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Sa kohë u bënë që je futur botës së muzikës?
Botës së muzikës deri tani ia kam kushtuar shtatë vite.
KOHA: Çfarë ke përfituar dhe çfarë ke humbur nga ky profesion?
Kam përfituar shumë gjëra duke filluar nga njerëz të ndryshëm (aspekti social) deri tek dashuria (publiku).
KOHA: Nëse do e ndërroje drejtimin, ku mund të shihnim Leon?
Sa i përket drejtimit më ka tërhequr gjithmonë teknologjia sidomos këto dy vitet e fundit ku mendoj të filloj studimet për informatikë.
KOHA: Je gjatë kohë në skenë, si e sheh ambientin muzikorë tek ne?
Po edhe pse jam i ri në moshë por vërehet një ndryshim drastik në botën e muzikës shqiptare saqë ka filluar të humbet dhe sensi i muzikës, ka gjëra që më pëlqejnë që jemi me hap të kohës por ka gjëra të ekzagjeruar ku kam frikë se po fillon të lëkundet edhe kultura e muzikës shqiptare.
KOHA: Asnjëherë nuk ke qenë pre e thashethemeve dhe ke bërë një karrierë të begatshme?
Thashethemet i marr shumë normale përderisa jena fytyra publike normal që ka ngacmime të ndryshme, provokime edhe pse këtu në shqiptari nuk shoh në përgjithësi thashetheme apo edhe fakte për artistët, besoj se arsyeja kryesore është se nuk ka gazetari aq të fuqishme për fat të keq prandaj dhe unë e them shpesh se tek ne nuk ka VIP nga fakti se jemi vend ku artistët janë shumë të lirë.
KOHA: Pajtohesh me atë se vetëm me punë mund të arrihet gjithçka?
Absolutisht po me mundim, punë dhe përkushtim të madh gjithçka arrihet me sukses.
KOHA: Vështirësitë që ke hasur gjatë gjithë karrierës tënde?
Vështirësi ka shumë sidomos artistët kanë shumë vështirësi sepse për të krijuar diçka të bukur duhen kushte, në vendin tonë kemi shumë problem si aktorë, muzikant, piktor…kushtet janë primare pastaj dhe përkrahja është një faktor shumë i rëndësishëm.
KOHA: Cilat janë projektet me të cilat do prezantohesh deri në fundvit?
Për projektin e radhës tash kam nisur punën besoj se këto ditë si melodi do jetë gati pastaj tekstin dhe videoklipin, kënga është komerciale verore e besoj që para sezonit verorë do lançohet.