Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë në San Diego kanë bërë realitet, ëndrrën e shumë prej atyre që kanë probleme me shikimin. Ata kanë krijuar lente kontakti, që mund të kontrollohen nga lëvizjet e syve, dhe që mund të zmadhojnë pamjen nëse mbyllni qepallat dy herë.
Si është e mundur kjo? Në terma më të thjeshtë, shkencëtarët matën sinjale elektrokulografike të krijuara kur sytë bënë lëvizje specifike (lart, poshtë, majtas, djathtas) dhe krijuan një lente të buta biomimetike që iu përgjigjën direkt atyre impulseve elektrike.
Pa dyshim këto lente funksionojnë pa marrë parasysh nëse përdoruesi mund të shohë apo jo, pasi nuk ka të bëjë me pamjen, po bëhet fjalë për energjinë e prodhuar nga lëvizjet specifike. Studiuesit besojnë se kjo risi mund të përdoret në “proteza pamore’’, por gjithashtu dhe në syze optike nga më të ndryshmet.