Bayern Munchen mendon seriozisht për pasuesin e Manuel Neuer për sezonoin e ardhshëm. Drejtuesit janë të bindur se ka ardhur koha për rinovimin e portës dhe sytë e tyre janë përqendruar te Bernd Leno, të cilin duan ta rikthejnë në Bundesligë verën e ardhshme. “Gardiani” gjerman u ble për 25 milionë euro këtë vit nga Arsenali dhe do të jetë shumë e vështirë që të privohet nga ish-lojtari i Bayer Leverkusen, por bavarezët janë të bindur se vetëm një lojtar që e njeh mirë kampionatin mund të pasojë Neuerin dhe Leno është i përzgjedhuri.