Eliminimi i Zvicrës ndaj Suedisë, ka trishtuar mjaft tifozë shqiptarë që në këtë Botëror bënin tifo për helvetikët për shkak të futbollistëve shqiptarë që luanin në këtë kombëtare. Ylli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, postoi ditën e sotme një foto të tifozëve zviceranën, të cilët ishin mbledhur në shesh për të parë ndeshjen dhe për të mbështetur vendin e tyre.
“Një falënderim i madh për të gjithë fansat nga e gjithë bota për mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë Kupës së Botës”, shkruan Shaqiri në “Instagram”.
Nuk kanë munguar komentet e shumta ku më i veçanti ishte ai i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani. “Respekte bruda! Mjafton që i keni mposhtur ata legenat serbë”, ishte komenti i Lenjanit në foton e Shaqirit.