Mëlçia është organi i dytë më i madh i trupit të njeriut ashtu si është një organ vital që kryen shumë funksione esenciale që lidhen me tretjen, imunitetin, metabolizmin dhe ruajtjen e ushqyesve brenda trupit. Poashtu ky organ filtron dhe përpunon gjakun që qarkullon brenda trupit prandaj edhe ndryshe quhet edhe “fabrika e gjakut”, sepse puna e saj është të eliminojë toksinat dhe papastërtitë nga gjaku. Ushqimi i shpejtë është shumë i dëmshëm për organizmin pasi pengon efektivitetin e mëlçisë në pastrimin e helmeve dhe toksinave dhe zvogëlon aftësinë e absorbimit të lëndëve ushqyese. Sipas ekspertëve shëndetësor, detoksifikimi i mëlçisë është diçka që të gjithë duhet të praktikojmë kohë pas kohe. Duke bërë një detoksifikim të mëlçisë, ju jo vetëm që do të largoni helmet e dëmshme që janë grumbulluar në mëlçi, por gjithashtu përmirësoni absorbimin e proteinave. Me fjalë të tjera, një detoksifikim i mëlçisë do të rrisë funksionimin e përgjithshëm të mëlçisë. Receta natyrale e mëposhtme është jashtëzakonisht e dobishme për pastrimin e mëlçisë dhe ka vetëm disa përbërës.
PËRBËRËSIT:
Një grusht gjethe minti
Lëng limoni, lëvore limoni e grirë në rende
Lëng portokalli
1 l ujë të filtruar
Mjaltë të papërpunuar
SI TA PËRGATISNI?
Lëreni ujin të vlojë dhe shtoni gjethet e mintit. Lëreni të ziejë edhe për pesë minuta.
Largojeni nga nxehtësia dhe lëreni të ftohet, shtoni lëngun e limonit dhe atë të portokallit bashkë me lëvoren e limonit.
Në fund, shtojeni edhe mjaltin.
Konsumojeni të nxehtë ose të ftohtë në baza ditore.