Shkup, 9 mars – T.A. (58), një i punësuar në një kompani për montimin e konstruksionit prej çeliku, duke vendosur skelë, ka rënë prej dy metrave lartësi dhe ka marrë lëndime të rënda trupore, kumtoi policia. Ngjarja ka ndodhur dje, në orën 9:44, në lagjen Pintia të Shkupit. I lënduari është transferuar në Qendrën emergjente Shkup ku i është dhënë ndihmë mjekësore dhe është mbajtur për mjekim të mëtejmë. Janë duke u ndërmarrë masa për pastrimin e plotë të rastit.