Një këmbësor ka marrë lëndime të rënda trupore në njërin nga 12 aksidentet e trafikut të regjistruar në 24 orët e fundit në rajonin e SPB Shkup. Në katër aksidente më lehtë janë lënduar pesë persona, ndërsa në shtatë janë shkaktuar dëme materiale. Gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të kundërvajtjeve, midis të cilëve 48 shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, tre shoferë nuk i kanë respektuar pajisjet ndriçuese sinjalizuese, si dhe 33 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë sanksionuar 92 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.
Janë sanksionuar edhe shtatë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimit të shënuar për këmbësorë, gjegjësisht kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit dhe 14 shoferë të biçikletës me motor, moped dhe motoçikletë të cilët gjatë lëvizjes në rrugë nuk e kanë mbajtur kasketë mbrojtëse në kokë. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, madje, janë larguar 91 automjete. Në kuadër të aksionit edukues për qarkullim “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion”, Sektori për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative me nxënësit në klasën e dytë në SHFK “Koço Racin” në rajonin e Komunës Qendër.
Sektori për parandalim pranë SPB Shkup së bashku me anëtarët e e Njësisë shkollore të qarkullimit pranë SHMQSH QSHAK “Boro Petrushevki” sot do të ndërmarrin masa parandaluese nga sfera e komunikacionit në rr.”Todor Aleksandrov” para SHF “Koço Racin”, pas kundërvajtjeve të cilët më shumë u kushtojnë këmbësorëve dhe shoferëve të automjeve.