Shkup, 21 gusht – Një këmbësor është lënduar rëndë, ndërsa 16 persona kanë marrë lëndime të lehta në 12 aksidente të regjistruara në njëzet e katër orët e kaluara në rajonin e SPB Shkup.
Nga policia e trafikut informojnë se janë sanksionuar 33 shoferë për shpejtësi të madhe, ndërsa po aq janë përjashtuar nga trafiku për vozitje nën ndikimin e alkoolit, para se ta fitojnë të drejtën e vozitjes dhe shoferë fillestarë. Janë përjashtuar nga komunikacioni edhe nëntë automjete të cilat kanë qenë të paregjistruara dhe me defekte teknike.
Për parkim jo të drejtë janë shqiptuar masa për 61 automjete, ndërsa “karrotreci” i ka larguar 57 automjete.
Policia ka regjistruar edhe katër raste të mosshfrytëzimit të helmetës mbrojtëse nga drejtues të mopedit dhe biçikletave.