Shkup, 25 tetor – Një këmbësor i moshës 15 vjeç nga Shkupi dje pasdite ka marrë lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një makinë.
Siç bëri të ditur MPB, dje në orën 16.30 është denoncuar se në Shkup në bulevardin “Aleksandar Makedonski”, një makinë “foksvagen” me targa të Shkupit e drejtuar nga T.V. nga Kriva Pallanka ka goditur një këmbësor të moshës 15 vjeç nga Shkupi.
Në aksidentin lëndime të rënda trupore ka marrë këmbësori kanë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.
Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup.