Shkup, 6 nëntor – Lëndime të rënda ka marrë një çiklist në një nga gjithsej 13 aksidente të kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në gjashtë janë lënduar më lehtë gjashtë persona, ndërsa në gjashtë aksidente është shkaktuar dëm material.
Nga SPB Shkup informojnë se gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Gjashtëmbëdhjetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, pesë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, dy nuk kanë dhënë përparësi për kalim të këmbësorëve në vendkalim të shënuar të këmbësorëve, katër shoferë për renditje të parregullt dhe një shofer për parakalim të parregullt.
Janë sanksionuar edhe 10 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë dhe shtatë këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën në dritë të kuqe.
Nga trafiku, janë shkyçur 21 shoferë, prej të cilëve dy kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 16 kanë qenë pa patentë shoferi dhe tre shoferë fillestarë, si dhe 13 automjete të paregjistruara.
Janë hasur 81 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 61 automjete.