Lëndohet rëndë një çiklist në aksident në rrethinë të Shkupit

Një çiklist është lënduar rëndë në 1 nga gjithsej 11 aksidentet të ndodhura dje. Në pesë aksidente me lëndime më të lehta kanë kaluar pesë persona, ndërsa në pesë është shkaktuar dëm material.

Nga SPB Shkup informojnë se gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka sanksionuar një shofer, i cili ka qarkulluar me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa nga komunikacioni ka përjashtuar një shofer, i cili e ka ngarë veturën nën ndikimin e alkoolit dhe gjashtë shoferë para se të marrin patentën e shoferit, si dhe dy automjete të paregjistruara.

Janë sanksionuar edhe dy shoferë, të cilët kishin kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, dy për mosposedim të rripit të sigurisë, si dhe një shofer, i cili ka përdoruar celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Është sanksionuar edhe një shofer që ka kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë. Janë hasur 46 automjete që nuk janë parkuar sipas rregullave, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotreci”, janë larguar 61 automjete.