Strugë, 16 janar – Një strugan pesëdhjetë vjeçar ka marrë lëndime të rënda trupore pas një sulmi nga një bashkëqytetar i tij në një objekt hotelierik në Strugë.
SPB Ohër kumtoi se dje 30 minuta pas mesnate në një objekt hotelierik të locuar në rrugën “Risto Kërle” është prishur rendi dhe qetësia publike.
“R.D: (5) nga Struga a marrë lëndime të rënda trupore, që i janë konstatuar në Spitalin e përgjithshëm. Ai, fillimisht verbalisht, pastaj edhe fizikisht është sulmuar nga B.D. (50) nga Struga pas së cilës menjëherë është larguar nga kafiteria, sqaroi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, Stacioni i policisë nga Struga, kundër B.D. do të ngritë kallëzim përkatës.