Në Tetovë mbrëmë një polic u lëndua derisa ka tentuar që të arrestojë një person i cili kërkohej për vrasje.
MPB-ja njoftoi se rreth orës 21:45 në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë nga ana e zyrtarëve policorë të SPB-së në tentimin për ta arrestuar personin G.E(41) nga Tetova i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë.
Në tentimin për ta ndaluar pasi e kanë vërejtur zyrtarët policorë, me automjetin të cilin e ka drejtuar, i njëjti me shpejtësi të madhe ka sulmuar policin dhe e ka goditur, më pastaj ka nxjerrë revolen dhe e ka drejtuar drejt policit dhe ka gjuajtur disa plumba drejt veturës së policisë, ndërsa G.E(41) kërkohet për vuajtjen e dënimit me burg për 6 vite e 5 muaj për veprën e kryer “vrasje”.
Nga MPB-ja njoftojnë gjithashtu se po ndërmerren të gjitha rastet për zbardhjen e plotë të rastit.