Më 03.05. 2019 rreth orës 15.00 është denoncuar se në kazermën Ilinden një nëpunës policor Z.M. (26) gjatë përgatitjes për pastrimin e armës e ka goditur në pjesën e majtë mbi gju nëpunësin policor C.A. (27) i cili ka qenë në hapësirën e njëjtë.
MPB sot bëri të ditur se C.A, është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Është njoftuar Sektori për Punë të Brendshme dhe Standarde Profesionale dhe punohet për ndriçimin e rastit.(koha.mk)