Shkup, 5 shkurt – Një grua 26-vjeçare mbrëmë në shtëpinë e saj në Kisella Vodë, u lëndua gjatë tentimit për grabitje nga ana e dy personave të panjohur.
Siç kumtoi MPB-ja, incidenti u denoncua rreth orës 22:30, ndërsa ka ndodhur në rrugën “Arkitekt Nikolla Dobroviq”, kur dy persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e Zh.T. (26) dhe kanë filluar t’i kërcënohen, duke i kërkuar para.
“Personat pastaj e kanë shtyrë në dysheme dhe me thikë i kanë shkaktuar plagë në këmbën e djathtë dhe dorën e majtë, pas çka e e kanë braktisur vendin e ngjarjes. E lënduara Zh.T me automjet të ndihmës urgjente mjekësore u dërgua në Kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’ për dhënien e ndihmës mjekësore”, njoftojnë nga MPB-ja.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i SPB-së-Shkup.
Punohet në ndriçimin e tërësishëm të rastit