Lajme të këqija për Realin e Madridit në prag të “El Clasicos” së parë të sezonit. Klubi “Los Blancos” ka humbur shërbimet e mesfushorit sulmues, Eden Hazard, i cili pritet të mos jetë i gatshëm për duelin e 18 dhjetorit kundër Barcelonës.
Gjithashtu, belgu 27-vjeçar mbyll edhe zyrtarisht vitin 2019, ku pritet të rikthehet në fushë në fillim të vitit të ardhshëm. Nga ky lajm ndryshojnë edhe planet e Zizu, që për duelin ndaj katalanasve do ta rreshtojë skuadrën nën modulin 4-4-2, me Gareth Bale dhe Karim Benzema në sulm.
Ndërkohë, Marcelo është gjithashtu në dyshim për ndeshjen pasi ai pësoi një tërheqje muskulare, por duhet t’i nënshtrohet të tjera vizitave mjekësore.