Skuadra e Wurm Mitte ndjeu shumë mungesën e shqiptares Bellma Bebës nga Gostivari, ku edhe pësuan humbje me rezultat 33:29 nga SG Kappelwindeck/Steinbach, në ndeshjen e Bundesliga III në hendboll. Beba nuk u paraqit fare, kurse Fitore Aliu me skuadrën e saj SG Kappelwindeck/Steinbach fituan dy pikë të mëdha.
Përse nuk luajti Beba? Ajo një ditë para ndeshjes bëri aksident dhe lëndoi rëndë këmbën. Mjekët pasi e konstatuan lëndimin e saj, vendosën që ajo të pauzojë së paku një muaj. Për Wurm Mitte Beba është një mungesë e madhe sepse është lojtarja kryesore. Duhet theksuar se Beba ka shtypur shumë këmbën madje gishtërinj i kishte të gjakosura!