Për më shumë se disa orë është bllokuar rruga Kaçanik- Hani i Elezit si pasojë e rrëzimit të vinçit, ku mbetën të lënduar tre puntorë të Bechtel Enkas. Makinat deri pak para 30 min u drejtuan nga Glloboçica.
Edhe Ministria e Infrastrukturës njoftoi se është bllokuar rruga nacionale Kaçanik- Hani i Elezit.
“Me qëllim të sigurisë në komunikacion gjatë intervenimit të ekipeve përkatëse, rruga nacionale N2, që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit dhe pikën kufitare me Maqedoninë, do të bllokohet për një periudhë kohore prej 3 orëve”.(koha.mk)