Lëndohen rëndë tre këmbësorë në Shkup

Shkup, 26 janar  – Tre këmbësorë janë lënduar më rëndë në dy prej gjithsej 13-të aksidenteve të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në pesë aksidente janë lënduar më lehtë pesë persona, ndërsa në gjashtë është shkaktuar dëm material.

Nga MPB informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh kundërvajtjesh. Njëzetë e tre shoferë kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, pesë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe të semaforit dhe dy shoferë për rreshtim të parregullt.

Nga komunikacioni janë përjashtuar dy shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, dhjetë shoferë  para se të përfitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit motorizues dhe 11 automjete të paregjistruara. Është sanksionuar edhe një këmbësor që ka kaluar jashtë vendkalimit për këmbësorë. Janë hasur edhe 92 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Me ndihmën e automjetit të posaçëm të karrotrecit janë larguar 94 automjete.