Dy persona janë lënduar më rëndë në dy nga gjithsej gjashtë aksidente të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në njërin aksident lëndime më të lehta kanë marrë dy persona, ndërsa në tre është shkaktuar dëm material.
Gjatë ditës së djeshme policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të shkeljeve, në mesin e së cilëve 21 shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, si dhe 19 shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferë, gjegjësisht të paregjistruar. Janë hasur 38 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave. Janë sanksionuar edhe 36 këmbësorë të cilët kanë kryer shkelje në baza të ndryshme.
Me ndihmën e automjetit special të karrotrecit, janë larguar 83 automjete. Sot do të mbahet leksion për trafikun ku do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në trafik në cilësi të këmbësorëve të cilët kanë kryer shkelje në baza të ndryshme. Në suaza të aksionit edukues të trafikut “T’i mbrojmë fëmijët në trafik”, Sektori për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative me nxënësit në klasën e katërt në SHFK “Kirili dhe Metodi”, e cila ndodhet në rajonin e Komunës Qendër.