Veles, 28 nëntor – Dy persona ishin lënduar me plagë me thikë në një përleshje me thikë që kishte ndodhur mbrëmë në Orizaren e Epërme të Velesit. Të plagosurve iu është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit pas çka janë lëshuar në mjekim shtëpiak, ndërsa personi që ka përdorur thikën është arrestuar.
Nga SPB Veles informojnë se mbrëmë rreth orës 21:30 në fshatin Orizare e Epërme, pas një zënke paraprake kishte pasuar përleshje ndërmjet A.K. (36), H.K. (19) dhe S.K. (43) nga fshati Orizare e Epërme, me çka në një moment A.K. kishte nxjerrë edhe thikë. Në Spitalin e Përgjithshëm në Veles te H.K. dhe S.K. ishin konstatuar lëndime, ndërsa A.K. ishte privuar nga liria. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohen parashtrimet adekuate.