Shkup, 23 korrik – Një këmbësor dhe një drejtues i motoçikletës janë lënduar rëndë, ndërsa katërmbëdhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në 25 aksidente të evidentuara fundjavën e kaluar në rrethinën e SPB të Shkupit.
Policia e komunikaconit i ka sanksionuar 200 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 90 shoferë.
Sipas raportit të policisë, 35 persona e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 44 e kanë drejtuar automjetin para se të pajisen me të drejtën për vozitje, 11 fillestarë, dy vetura me defekte teknike, 45 të paregjistruara dhe dy për shkak të mbingarkesës.
Në mënyrë jo të rregullt janë parkuar 134 vetura, ndërsa shërbimi i karrotrecit i ka ngritur 102 automjete.
Është sanksionuar edhe një këmbësor që ka kaluar rrugën jashtë kalimit, tre këmbësorë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, tetë kanë kaluar udhëkryqin poashtu në dritë të kuqe, tre shoferë nuk iu kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, tre janë rreshtuar në mënyrë jo të drejtë, ndërsa 25 shoferë janë sanksionuar për mospërdorim të helmetës mbrojtëse.