Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi nuk do të mund të luajë më në këtë vit për shkak të lëndimit, raporton Goal. Mustafi ka lënduar muskujt në përballjen e sotme kundër Stoke Cityt, dhe do të jetë jashtë fushës për tre javët e ardhshme, ka konfirmuar Arsene Wenger, transmeton Koha.net. Arsenali fitoi sot kundër Stoke Cityt me rezultat 3 me 1. Në këtë takim u paraqitën edhe Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.