Lënda “Tenderët” e PSP-së shtyhet për më 17 tetor për shkak kërkesës të avokatëve të mbrojtjes të cilët janë angazhuar në gjykimin e lëndës për paraburgim të PSP-së për ngjarjet e 27 prillit në kuvendin e RM-së. Në gjykimin për “Tenderët”, në të cilën e akuzuar e parë është ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, ndërkaq ka të bëjë me tenderin për kryerje të punëve ndërtimore në Muzeun e luftës maqedonase dhe projektin “Shkupi 2014”, duhet të dëgjohen dëshmitarë. Seanca paraprake për lëndën “Tenderët”, duhej të mbahet më 25 shtator por u shty për shkak të mungesës së mbrojtësve të të akuzuarve. Gjykatësi Osman Shabani i njoftoi prokurorët se Gjykata ka marrë parashtresa nga avokatët Elenko Milanov dhe Sasho Dukovski se të dy janë penguar të marrin pjesë në gjykim sepse janë avokatët e vetëm të disave prej të akuzuarve në lëndën e njohur si “Ngjarjet nga 27 prilli në Kuvendin e RM”, që është lëndë paraburgimi. Shabani i paralajmëroi avokatët se nëse në të ardhmen kërkojnë shtyrje do të sanksionohen dhe u rekomandoi të autorizojnë zëvendës.
Sipas Kodit Penal, nëse një lëndë që ka filluar me gjykim dhe nga njëra seancë deri te tjetra kalojnë 90 ditë, duhet të niset nga fillimi, gjegjësisht me prezantimin e dëshmive materiale. Seanca e fundit u mbajt më 20 qershor dhe e ardhshmja e planifikuar për në 13 korrik u shty për shkak të sëmundjes të gjykatësit Shabani. Më 20 shtator të këtij viti skadoi afati ligjor prej 90 ditë. Sot Shabani duhet të vendosë se si do të vazhdojnë me lëndën. Sipas aktakuzës një pjesë e punëve ndërtimore në Muze janë kryer në dobi të personit juridik “Beton” nga Shtipi. Para se të publikohet shpallja për ndarjen e marrëveshjes për furnizim publik dhe para se të zbatohet procedura, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, Kançeska-Milevska nëpërmjet bisedës me drejtorin e përgjithshëm të ndërmarrjes ndërtimore “Beton” nga Shtipi ka urdhëruar të vazhdohet me punën e Muzeut ku po kryhen punë ndërtimore pas marrëveshjes së lidhur paraprakisht për furnizim publik.