Shkup, 26 dhjetor – Gjykimi për lëndën Target – Fortesa është shtyrë për më 29 janar të vitit 2019 me kërkesë të avokatit të të akuzuarit Sasho Mijallkov, Lupço Shvërgovski.
Avokati kërkoi shtyrje për shkak deklaratave të dëshmitarit të PSP-së, Gjorgi Lazarevski, sepse përmbajnë terme profesionale, ndërsa mbrojtja gjatë marrjes në pyetje nuk mund ta pyes.
Për këtë arsye dëshirojnë ta shfrytëzojnë këshilltarin teknik nga sferat e informatikës i cili mund t’i ndihmojë mbrojtjes të parashtroj pyetje me qëllim të mbrojtjes ligjore efikase.
PSP tha se kërkesa është e pabazë dhe se ka për qëllim zvarritjen e procedurës.
Në lëndën “Traget-Fortesa” të Prokurorisë Speciale Publike, akuzohen ish shefi i Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK Nikolla Boshkoski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vladimir Varelov nga DSK-ja dhe edhe pesë persona të tjerë të Drejtorisë.
Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve në DSK, në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë të kundërligjshme janë ndjekur 4.286 numra telefonik për të cilat aspak nuk janë dhënë urdhra gjyqësor.
Komunikimi është ndjekur para se të lëshohen dhe pas përfundimit të afateve të urdhrave gjyqësore të 1.541 numrave apo gjithsej 5.827 numra telefoni. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.