Shkup, 12 dhjetor – Seanca gjyqësore për lëndën “Syri i gjarprit” sot është anuluar për më 1 shkurt të vitit 2018, sepse me kërkesë për një afat gjyqësor të pranueshëm është dërguar në Gjykatën Supreme, deklaroi avokatja Maja Dojçinovska.
Rasti “Syri i gjarprit” përfundoi në vitin 2008 me dënime me burg për 12 të akuzuar, 57 persona u dënuan me kusht, tre u liruan nga akuzat për shpërdorim të detyrës. Të gjithë të akuzuarit kanë punuar si kontrollorë apo arkëtarë në pikat e pagimit në JP “Rrugët e Maqedonisë”.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në vitin 2010 vendosi që të akuzuarit në “Syrin e Gjarprit” pa të drejtë janë mbajtur në paraburgim dhe Republikës së Maqedonisë i urdhëroi që të paguajë dëmshpërblim.
Vitin e kaluar, Gjykata e Apelit е shfuqizoi vendimin e Gjykatës Penale të Shkupit dhe e ktheu çështjen në rigjykim.
Gjykata Supreme duhet të marrë një vendim deri më 1 shkurt dhe pastaj ta dorëzojë çështjen në Gjykatën Penale Shkup.
Në këtë proces gjyqësor i cili zgjat 10 vjet, të akuzuar janë gjithsej 71 persona.